
Vllaznia luan nesër në 19:30 në Rumani me Universitatea Craiova, për turin e dytë të Conference League. Ndeshja e parë mes dy skuadrave në Shkodër përfundoi 1-1, me djemtë e Josës që duan të provojnë gjithçka në sfidën e kthimit.
Afrimet e reja në merkaton shkodrane kanë rezultuar deçizive, teksa Boshnjaku la gjurmë në paraqitjen e parë. Veç tij, dy nga afrimet e merkatos nuk morën minuta në ndeshjen e parë.
Bëhet fjalë për Dajan Shehin dhe Kristjan Vulaj. Ky i fundit doli në nxehmje në minutën e 60 në ndeshjen e parë ndaj Craiova, ndësra u ndëshkua me karton të verdhë për protestë jashtë fushe. Diçka e tillë bëri që fantazisti mos rrezikonte, duke shtyrë edhe debutimin e tij me fanellën shkodrane.
Poll