Shqipëria do të luajë sonte kundër Italisë, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 20:45, ndërsa interesante është se si do të jetë moti në këtë kohë. Vranësirat kanë pushtuar vendin tonë teksa në në njëjtën orë parashikohet të nisin rreshjet e shiut.
Ky nuk përbën problem për tifozët të cilët kanë luksin ta shohin sfidën në një stadium si “Air Albania” që është i gjithë i mbuluar. Por, e njëjta gjë s’mund të thuhet për lojtarët që duhet të përveshin mirë “mëngët” për të dhënë maksimumin në këtë impiant spektakolar. Duhet thënë që edhe terreni i stadiumit është në gjendje të mrekullueshme pas rinovimit të tij në fillim të verës.
[caption id="attachment_667595" align="alignnone" width="667"] Parashikimi i motit sipas "Il Meteo"[/caption]