
Hasbulla Magomedov ka firmosur kontratë 5-vjeçare me UFC-në. “Mini Khabib” është mjaft i famshëm në rrjetet sociale dhe do jetë vlerë e shtuar për botën e brendshme të këtij sporti luftarak. Në kontratën e lidhur nuk përfshihet zhvillimi i ndeshjeve nga ana e tij brenda oktagonit.
Hasbulla thuhet se do promovojë eventet e ardhshme që do mbahen në UFC. Ai njihet gjithashtu për afrimitetin me Khabib Nurmagomedov që është tërhequr duke mos njohur humbje, ndërsa gjithashtu mban lidhje me numrin 1 të UFC-së, Dana White. Shuma që ai do të fitojë nga kjo kontratë nuk bëhët e ditur zyrtarisht por përflitet të kaloj në disa miliona euro.
Poll