Markus Krosche ka mohuar gjitha zërat që e çonin Milot Rashicën te Werder Bremen. Drejtori sportiv i Leipzigut ka deklaruar se nuk ka asnjë dakortësi mes klubit të tij dhe Werder për shërbimet e shqiptarit. Edhe pse mediet gjermane raportuan se ishte arritur akordi, siç duket një gjë e tillë s’ka ndodhur.
“Miloti na intereson, por ka edhe shumë lojtarë tjerë që na interesojnë. Momentalisht, jemi të shqetësuar me të ardhmen e skuadrës tonë. Përqendrimi ynë është tek rifillimi i ligës të shtunën.
Pas kësaj ne do të shohim se cilat janë kushtet dhe çfarë mundësi kemi, kështu që mund të merremi në terma më konkretë”, tha Krosche për Bild.