
Kosova po bën ndryshime të mëdha. Drejtuesit e federatës po mendojnë të nisin ndërtimin e një stadiumi të ri, i cili nuk do të jetë vetëm në dispozicon të përfaqësueses, por do mund të zhvillohen edhe ndeshje të tjera. Për projektin e fundit po mendohen të shpenzohen miliona euro për të ndërtuar një impiant të ri, i cili do të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për të bërë të mundur zhvillimin e takimeve të mëdha.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili ka dhënë lajmin e shumëpritur nga të gjithë, si dhe ka zbuluar shumë detaje nga projekti i këtij stadiumi që do të ndërtohet në kryeqytet, Prishtinë.
Sipas tij, stadiumi do të jetë një nga më modernit në rajon. Vokrri ka shtuar më tej, se ky stadium pritet të ketë një kapacitet prej 25 mijë vendesh. Kjo gjë do të lehtësonte tifozët, të cilët do të kishin mundësi të ndiqnin nga afër takime të rëndësishme pa pasur probleme lidhur me mungesën e vendeve në stadium