
Ousmane Dembele do të transferohet te Paris Saint Germain. Klubi i Barcelonës ka dhënë dritën jeshile për kalimin e lojtarit në kryeqytetin francez. Përmes një njoftimi për mediet, katalanasit bëjnë me dije se kanë arritur marrëveshjen me kampionët e Francës për Dembele.
Ky i fundit do të shitet për shifrën e 50 milionë eurove. Në këtë mënyrë, Barcelona po përpiqet të sistemojë “Fair-Play” financiar.
Kujtojmë që Ousmane Dembele erdhi te Barcelona në verën e vitit 2017-të teksa u transferua nga Borussia Dortmund. Ai kishte qenë një nga futbollistët më të mirë të kampionatit gjerman. Mirëpo dëmtimet e penalizuan për të dhënë më të mirën me ekipin spanjoll.
Poll