
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel po kalon një moment të mirë në stolin e bavarezëve. Pas siguroi kalimin e fazës së grupeve në Champions League me fitoren e fundit që mori përballë Galatasaray me shifrat 2-1, bavarezët kryesojnë grupin A me 12 pikë.
Ekipi i teknikut gjerman po kalon një moment të mirë edhe në kampionat, pavarësisht se ndodhen në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Leverkusen që kryeson. Në 3 ndeshjet e fundit në kampionat, Bayerni i Tuchel ka shënuar plot 16 gola.
Në një intervistë për mediat franceze, Tuchel, i cili drejtoi PSG-në nga 2018-2022, duke folur më shumë për sfidën që parizienët luajtën përballë Milanit në “San Siro”. Milani triumfoi me përmbysje 2-1 në një fitore spektakolare. PSG dhe Milan janë gjithashtu në grup me Newcastle dhe Borussia Dortmund.
“E ndoqa ndeshjen Milan-PSG, sepse jam argëtuar shumë në Paris me skuadrën franceze. Milani ishte shumë i fortë, kuqezinjtë u treguan mbresëlënës. Ata luajtën me shumë intensitet. Gjithsesi, unë mbetem i bindur se PSG do të kualifikohet. Edhe pse grupi është shumë i vështirë.
A do të doja të përballesha me PSG-në? Nuk më pëlqen të ndeshem me skuadrat e mia të vjetra. Por në finale, po”, u shpreh trajneri i Bayenit, Thomas Tuchel.