
Bayern është shumë pranë një akordi me Milan, për të trasnferuar në Serie A mbrojtësin e kombëtares franceze Benjamin Pavard. Vera e 2023 mund të jetë e fundit për Pavard në Munchen, pasi Olivier Giroud po ndikon në afrimin e shokut të tij të kombëtares në Milano.
Pavard ka pohuar zërët duke shprehur një dëshirë për të provuar diçka të re. Serie A është një destinacion i pëlqyer për francezin. Benjamin ka vetëm një kusht për transferimin e tij, pasi shumë ekipe janë në kërkim të shërbimeve të tij. Pavard dëshiron që në klubin e ardhshëm të ketë rolin e qendërmbrojtësit, dhe jo atë të mbrotjësit të krahut.
Poll