Milan e ka kthyer në prioritet transferimin e një sulmuesi për sezonin e ri. Zlatan Ibrahimovic dhe Divock Origi duken larg “San Siros” për sezonin e ardhshëm. Në këto kushte gjetja e një lojtari për repartin e sulmit është mëse e detyrueshme.
Gianluca Scamacca është objektivi kryesor i Rossonerëve për sulmin, me italianin që nuk ka arritur të ambientohet në futbollin anglez.
24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare me West Hamin, duke arritur të shënoj vetëm 8 gola. Paolo Maldini ka kontaktuar agjentët e futbollistit, por edhe të skuadrës angleze për të pyetur rreth çmimit të lojtarit dhe pagës që kërkon.
Rossonerët në verë pritet të dalin me një ofertë, edhe pse qëllimi është të marrin në huazim me të drejtë blerje. Interesim për Scamaccan kanë shfaqur edhe Roma dhe Juventus, derisa Ëest Ham synon të fitojë rreth 35 milionë euro nga shitja e tij.