
Shorti i Europa League dhuroi disa përballje shumë interesante dhe të vështira për disa klube por për Milanin u tregua me të vërtetë "bujar". Për 7 herë kampionët e Europës goglat për 1/32 e kupës së vogël të Europës rezervuan ekipin bullgar të Ludogorets.
Një short relativisht i lehtë për kuqezinjtë që përballë do kenë një ekip jo me shumë eksperiencë por që ka marrë pjesë rregullisht në vitet e fundit në kupat e Europës.
Ndërsa një përballje e lehtë parashikohet edhe për Arsenal që do ndeshet me ekipin suedez të Ostersunds.
Poll