
Orët e fundit lajme që Mikel Arteta do të largohet nga Arsenal në fundin e sezonit e kanë nxehur shumë situatën. Është vetë trajneri i “Topçinjëve” që ka reaguar, duke i përgënjeshtruar të gjitha këto fjalë.
Në një intervistë të dhënë për “Sky Sports UK”, tekniku spanjoll është shprehur se as vetë nuk i ka besuar ato që ishin shkruar në media, duke mohur gjithçka që kishte të bënte me largimin e tij.
“Ky është lajm i rremë dhe unë jam shumë i zemëruar. Nuk do të largohem nga Arsenali këtë verë, nuk mund ta besoj atë që lexova dje. Duhet të jemi më të kujdesshëm kur flasim për tema që prekin drejtpërdrejt njerëzit. Unë jam në vendin e duhur, me njerëzit e duhur dhe kemi ende shumë punë për të bërë”, është shprehur Mikel Arteta.
Kujtojmë që Arteta ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2025.