
Sezoni i ri në Premier League do të startojë më 11 gusht, me skuadrat që do të kërkojnë ta nisin me me këmbën e mbarë. Menjëherë nis spektakli në Angli, teksa Manchester City do të ngre siparin e sezonit të ri kundër Arsenal, sfidë e vlefshme për për trofeun e Community Shield
Pikërisht te “topçinjtë” do të ketë mungesa të rëndësishme. Mikel Arteta ka konfimruar kështu dëmtimin e Gabriel Jesus. Sulmuesi për shkak të një dëmtimi të trashëguar nga sezoni i kaluar detyrohet të humbasë disa javë nga fillimi i këtij sezoni.
“Për fat të keq Gabriel Jesus ka ndjerë disa shqetësime në gju dhe duhet patjetër që të kontrollohet dhe ta zgjidhë këtë situatë. Nuk besoj se bëhet fjalë për diçka të rëndë, por ai do të humbasë disa javë nga sezoni i ri.
Më vjen shumë keq sepse po rikthehej në formën e duhur dhe tani e humbasim sërish. Por, vendimi i duhur është ai për të mbrojtur lojtarin dhe tani të mundohemi që ta integrojmë sërish derisa të rikthehet në gjendjen optimale.
“Nuk bëhet fjalë për një dëmtim të ri, por është ai i sezonit të kaluar kur edhe iu desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale”, deklaroi trajneri spanjoll.