
Florent Hasani nuk është më lojtar i Tiranës. Golashënuesi i Superiores nis aventurën e re te skuadra e Rapidit të Bukureshtit. 26 vjeçari përfundon kështu aventurën e tij me bardheblutë me 26 gola të shënuar.
Sulmuesi nga Vushtria ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Rapidit, ndërsa ka zbuluar edhe objektivat persona të tij.
“Përshëndetje për të gjithë tifozët e Rapidit, faleminderit për mikpritjen. Që kur nisa bisedimet me këtë klub, unë doja ta mbyllja sa më mirë në Shqipëri dhe të bëhesha futbollist i Rapidit.
Mezi po pres të vij në Bukuresht, të luaj përpara tifozëve të rinj dhe të realizojmë objektivat e klubit. Di diçka për kampionatin rumun dhe Rapidin. Disa miq më kanë folur gjëra të mira për Rapidin.
Gjithashtu kam biseduar me Albionin (Rrahmani), i cili më foli për klubin, njerëzit këtu dhe tifozët e mrekullueshëm.
Objektivat e mi? Kur je futbollist profesionist, duhet të fokusohesh fillimisht te objektivat e ekipit, të luftosh për to, të japësh gjithçka dhe më pas të mendosh për qëllimet e tua personale.
Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi në krye të tabelës. Tifozët të vazhdojnë kështu, së bashku të bëjmë një punë të shkëlqyer. Respekt dhe dashuri për tifozët”, përfundoi Hasani.