Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mesut Ozil zbulon prapaskenën e transferimit të Mustafit te Arsenali, elozhe për Granit Xhakën

Shkruar nga NEWSPORT
Mesut Ozil zbulon prapaskenën e transferimit të Mustafit te Arsenali,

Mesut Ozil ka lavdëruar ndikimin e menjëhershëm te Arsenali nga ana e dy përforcimeve të verës, Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafi. Mesfushori gjerman beson se dy lojtarët shqiptarë janë integruar shpejt dhe mjaft mirë me pjesën tjetër të skuadrës, duke pohuar se ata sjellin një "energji pozitive" edhe në dhomat e veshjes.

"Mustafi ka qenë solid në mbrojtje duke u integruar shumë shpejt në ekip, ndërkohë që Xhaka po ashtu ka arritur të lërë përshtypje, pavarësisht se nuk e nisi sezonin si titullar. Ata sjellin energji pozitive për ekipin", ka thënë Ozil për mediat angleze para derbit të sotëm kundër Çelsit që do të luhet në orën 18:30.

Ozil zbuloi gjithashtu se si ka folur personalisht me shokët e skuadrës për Mustafin para se ai t'i bashkohej Arsenalit. ''Unë e kam njohur Shkodrani nga ekipi kombëtar Gjerman dhe kemi folur shumë për këtë klub para transferimit të tij, "shpjegoi Ozil. "Ai kishte disa pyetje për mua, për ekipin, trajnerin dhe qytetin. Folëm gjatë dhe unë jam i kënaqur që ai përfundimisht vendosi të luajë për Arsenalin".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga