Lionel Messi është përfolur për t’u transferuar te Inter Miami në Amerikë. Ylli argjentinas po kalon momente të mrekullueshme në kampionatin francez.
Për këtë ka folur Chris Henderson, i cili ka thënë se “Pleshti” i ka dyert e hapura. Në fjalën e tij për mediet e huaja, drejtori i Inter Miami ka thënë:
“Messi do ta ndryshonte secilin ekip në botë, nëse do të transferohej aty. Unë nuk dua të spekuloj dhe të flas për të dhe për ekipin tonë. Por, ai e ndryshon çdo ligë dhe çdo ekip në të cilin luan.
Varet nga karakteri i lojtarit, se cili është motivimi i lojtarit për të ardhur në ligë. Balancimi mes lojtarëve më të vjetër në ligë dhe lojtarëve të rinj, varet nga motivimi, nga niveli i fitnessit (formës), se përse po vjen ai dhe më pas nëse je në gjendje ta integrosh atë në atë çfarë po e bëjmë si klub dhe se ku duam të shkojmë”, ka përfunduar drejtori i klubit amerikan.