
I riu shqiptar i njohur ndryshe si Brenden Mesi është një tifoz i Armando Brojës. Prej më shumë se 3 vitesh i riu ndjek ëndrrën për t’u bërë një futbollist dhe stërvitet rregullisht. Në një takim të Chelseas, Brenden së bashku me babain e tij Luanin ishin prezent në stadium për ta ndjekur nga afër takimin, ku dhe kishte dëshirë që të takonte futbollistin e kombëtares Armando Broja.
Në një prononcim direkt nga Anglia për emisionin “Abc-ja mëngjesit” i babai i Brenden tregoj të gjithë episodin që kishte ndodhur, ku sakrifica për të takuar Brojën i kaloi dhe gjobës prej 2800 eurove.
“Brenden ka pasion futbollin dhe në çdo ndeshje do të ketë komunikim me lojtarët. Atë ditë më tha se do të futem në fushë për të takuar Brojën. I thashë jo sepse ata të vendosin gjobë mbi 2800 eurove dhe të bëjnë ‘ban’ që të mos shkosh më në stadium. Kishte flamurin e Chelsea-s dhe thashë ndoshta po largohet për të lëvizur flamurin. Por ai u fut në fushë dhe nuk mund të bëja asgjë”.