MESSI rikthehet në Katar për t’u përballur me RONALDON: Një muaj fantastik, kemi përjetuar çmenduri
Shkruar nga NEWSPORT
Një muaj pas finales së Botërorit, Messi shtë rikthyer në Doha të Katarit por kësaj rradhe me PSG. Një ndalesë e shkurtër përpara udhëtimit për në Arabinë Saudite ku do të përballen nesër në një miqësore me ekipin All Star të vendit ku kapiten është Cristiano Ronaldo. Kampioni argjentinas me një postim në rrjete sociale riktheu emocionet e këtyre 31 ditëve të fundit.
"Ishte një nga muajt më të mirë, ende nuk mund ta besoj. Çfarë çmendurie përjetuam gjatë gjithë atij rrugëtimi, i cili përfundoi me ngritjen e Kupës që të gjithë e donim shumë. Të qenit kampion e bën gjithçka më mirë, por sa muaj të bukur kam pasur, sa kujtime të bukura. Më mungojnë shokët e skuadrës, të jetuarit dita-ditës me ta, bisedat, seancat stërvitore, marrëzitë që bëmë.
Sa bukur ishte të shihja familjen time duke jetuar një përvojë të paharrueshme për të gjithë çdo ditë dhe sa bukur ishte të shkoja në ndeshje dhe të shihja pasionin e njerëzve në stadium dhe në Argjentinë.
Faleminderit Zotit që më dha kaq shumë. E dija që do të ndodhte, por ajo që nuk mund ta imagjinoja ishte ajo që do të ndodhte më pas, çmenduria e njerëzve gjatë festave. Epo ka një muaj që jemi… KAMPIONË BOTE!!!"- shkruan Messi.