Mania e Lionel Messit po i afrohet pikut të etheve në SHBA, me superyllin që zbulon një hamburger të ri pule në partneritet me Hard Rock Cafe.
Argjentinasi nuk ka humbur kohë pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, pasi menjëherë njoftoi nisjen e 'Messi Chicken Sandëich', në partneritetin e tij me Hard Rock Cafe, të cilin ai e ka përfaqësuar si ambasador i markës që nga viti 2021. .
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” u shfaq në rrjetet sociale me një video promovuese që e shfaq atë në kuzhinat e Hard Rock krahas përshkrimit: "Një tjetër ëndërr bëhet realitet! Jam i emocionuar t'ju prezantoj sanduiçin e ri me pulë Messi që kam krijuar me Hard Rock Cafe, frymëzuar nga ushqimi im i preferuar. Mos e humbisni!"
Me një mural të madh tashmë të ekspozuar dhe çmimet e biletave që sa vijnë e rriten përpara debutimit të tij të shumëpritur, ethet e Messit po mbërthejnë Shtetet e Bashkuara këtë verë dhe ka të ngjarë të rriten më tej. Prezantimi i tij pritet të enjten, më 13 korrik.