
Lionel Messi padiksutim është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Fitimi i Kupës së Botës me Argjentinën në Katar 2022 e ka kompletuar si lojtarë. Kampioni i Botës tashmë në muzen e tij ka çdo trofe të mundshëm dhe kjo e bën atë të jetë më i madhi i të gjitha kohërave.
Por argjentinasi pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën la të nënkuptuar se në Botërorin e ardhshëm nuk do të ishte pjesmarrës. Shumë tifozë u mërzitën për diçka të tillë, por tashmë një përgjigje mbi këtë çështje na e ka dhënë presidenti i kombëtares argjentinase.
Claudio Tapia ka trheksuar për mediat argjentinase se ia mendon që Messi do të luajë edhe në Botërorin e 2026.
“Unë imagjinoj se Lionel Messi do të jetë në Botërorin e ardhshëm dhe do të doja që ai të ishte. Unë e shoh atë atje duke luajtur në pozicionin që dëshiron të luajë sepse ai vërtet mund ta bëjë këtë. Do të varet nga ajo që ai dëshiron, por pa dyshim unë ëndërroj që ai të luajë”, ka theksuar presidenti i FA të Argjentinës.