Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Messi & CO injorojnë “Johan Cruyff”,Barcelona do të luajë në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
Messi & CO injorojnë “Johan Cruyff”,Barcelona do të

Barcelona do të luajë në “Camp Nou” pas rifillimit të La Ligës. Kështu vendosën kapitenët e klubit. Kapitenët e Barcelonës nuk dëshirojnë të luajë në stadiumin “Johan Cruyff” pas rinisjes së sezonit.

Sipas Mundo Deportivo, administrata e Barçës pyeti kapitenët e klubit (Lionel Messi, Sergi Roberto, Sergi Busquets, Gerard Pique) në cilën arenë do të dëshironin t’i luanin ndeshjet. Lojtarët njoftuan se do të preferonin të luanin në “Camp Nou” dhe jo në stadiumin “Johan Cruyff”.

Menaxheri i klubit llogariti diferencën në kostot për ndeshjet e mundshme në këto arena dhe konkludoi se është i parëndësishëm. Prandaj, Barcelona do të luajë në “Camp Nou” pa tifozë, pas rifillimit të sezonit.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga