
Thashethemet për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit në Barcelonë vitin e ardhshëm janë duke u rritur çdo ditë. Ylli 35-vjeçar u largua nga Barça verën e kaluar pasi klubi nuk arriti të zgjaste kontratën e tij për shkak të situatës së tyre financiare.
Messi iu bashkua Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Megjithatë në ditët e fundit ka pasur shumë aludime rreth rikthimit të kapitenit të Argjentinës në shtëpin e tij të vjetër kur kontrata e tij me PSG skadon në 2023.
Presidenti Joan Laporta ka pranuar se kapitulli i shtatë herë fituesit të Topit të Artë në Barcelonë nuk ka përfunduar, duke shtuar që do të ishte mbyllja e duhur e karrierës së Messit pas një sezoni në Camp Nou. Trajneri Xavi Hernandez gjithashtu besohet se po e detyron klubin të nënshkruajë me Messin dhe ta kthejë atë në Katalonjë.