Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Messi apo Ronaldo? Presidenti francez zgjedh më të mirin e historisë

Shkruar nga NEWSPORT
Messi apo Ronaldo? Presidenti francez zgjedh më të mirin e

Presidenti francez Emmanuel Macron, një tifoz i njohur i futbollit nuk humbet asnjë ndeshje kur gjen mundësinë për ta ndjekur nga shkallët e stadiumit.

All - Paragraf - 3

Në nëntor 2022 ai udhëtoi në Katar për të parë Kombëtaren e Francës, duke luajtur në Kupën e Botës dhe sigurisht finalen e humbur kundër Kombëtares së Argjentinës të Lionel Messit.

Macron, i cili ka simpati dhe një marrëdhënie të mirë me Kylian Mbappe, u pyet pak ditë më parë, nëse ai mbështet Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin. Zgjedhja e tij ishte Cristiano Ronaldo.

 “Unë preferoj Ronaldon”, është përgjigjur Macron.

Portugezi nuk ka luajtur kurrë në Francë si Lionel Messi, por të dy kanë fituar trofe ndaj "Gjelave", i pari me Portugalinë në Euro 2016 dhe i dyti me Argjentinën në Botërorin 2022.

Macron ka qenë i lidhur rregullisht me futbollin gjatë viteve të fundit. Madje në mediet e huaja u raportua se presidenti francez ka ndikuar në rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe me PSG, deri në vitin 2025.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7