
“Topi i Artëë” është një nga trofe individual më të kërkuar nga futbollistët. Një trofe që jepet për lojtarin që ka shkëlqyer më shumë se kundërshtarët gjatë një viti futbollistik. Tashmë kanë nisur të zbulohen edhe detaje, teksa mediat spanjolle guxojnë dhe zbulojnë fituesin.
Sipas “Dario Sport” bëhet me dije se fituesi i këtij trofeu do të jetë Lionel Messi, i cili ka arritur të mposhtë rivalin e tij, Erlind Haaland në këtë arë. Argjentinasi ia ka dalë të fitojë Kupën e Botës 2022 me Argjentinën dhe duket se kjo e ka favorizuar për këtë trofe.
Nëse diçka e tillë është e vërtetë, atëherë kampioni i botës do ta koleksiononte këtë trofe për herë të 8-të në karrierën e tij, më shumë se çdo lojtar tjetër. Diçka e tilë në fakt përbën një rekord dhe ëvshtirë të arrihet nga dikush tjetër, pasi Cristiano Ronaldo ndjek Messin nga pas me 5 “Topa të Artë”.
Ndërsa për Erling Haaland i duhet të presë të paktën edhe një vit tjetër për të bërë të tijin “Topin e Artë”. Ceremonia e “Topit të Artë” do të mbahet më 30 tetor, ku pritet t’i dorëzohe Messit sipas mediave spanjolle.