
Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t, flet përpara sfidës ndaj West-Ham, ndeshje që i përket javës së 28-të në Premier League.
Tekniku spanjoll është pyetur nga gazetarët për Messin dhe Haaland. Ai pohoi se të dy lojtarët kanë shumë ngjashmëri për sa i përket qëllimeve dhe mentalitetit. Por sipas 52 vjeçarit, Norvegjezi nuk mund të krahasohet me Argjentinasin, pasi ky i fundit është lojtari më i kompletuar që ka parë ndonjëherë.
“E kam thënë shumë herë që askush nuk mund të krahasohet me Messin. Nuk do ta ndihmojë Erlingun. Për sa i përket qëllimeve dhe mentalitetit, po. Sidoqoftë, Messi i ka arritur këto statistika çdo sezon gjatë 10-15 viteve të fundit. Por Erling, që në fillimet e tij në Salzburg, më parë në Dortmund dhe tani këtu, ka qenë në të njëjtin nivel.
Ai shënon një gol pothuajse çdo ndeshje. Ai kishte mundësinë të shënonte një ose dy për ndeshje. Por Messi është lojtari më i kompletuar që kam parë ndonjëherë, për sa i përket vizionit, pasimeve, driblimit, konkurrencës dhe shumë gjëra të tjera, gjë që e bën të vështirë krahasimin me këdo. Shpresoj që Erling të jetë shumë afër Leos”, ka theksuar Pep për gazetarët.