
Drejtori teknik i Mançester Cityt, Txiki Begiristain ka deklaruar se transferimi i Mesit në Angli duket i
pamundur dhe se argjentinasi me shumë mundësi do të qëndrojë në Barcelonë.
Edhe pse City e ka mundësinë financiare që të paguajë klauzolën prej 300 milionë eurosh, duket se këta të fundit nuk janë ende gati të bëjnë një investim të tillë për 30 vjeçarin.
Mesi nuk e ka firmosur akoma kontratën e re me Barcelonën pasi si duket, priste ndonjë ofertë të re, por pas tërheqjes së anglezve, argjentinasi është i detyruar të qëndrojë në Barcelonë. Zyrtarizimi i kontratës së re duket se do të bëhet gjatë muajit të ardhshëm dhe Leo pritet të firmosë një kontratë deri në vitin 2021 me katalanasit.
Poll