Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mesfushori i kombëtares i bën një dhuratë të çmuar Shpëtim Gjikës, ja si e falenderon ish-kryebashkiaku i Vlorës

Shkruar nga NEWSPORT

Shpëtim Gjika, ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës dhe ish-president i Flamurtarit, një nga personazhet më të njohur dhe më dashamirës në sport, i cili ka kontribuuar në futbollin vlonjat, së fundmi ka marrë një dhuratë të veçantë nga ish-lojtari i Flamurtarit, aktualisht pjesë e Terek Grozny në Rusi dhe i Kombëtares kuqezi, Odise Roshi.

Fieraku i ka dhuruar Gjikës fanellën e tij që mban veshur te Terek Grozni, ndërsa nuk ka munguar dhe falenderimi i ish-presidentit të tij te Flamurtari në sezonin 2010-2011. Gjika në faqen e tij në "Facebook" përshëndet Roshin, ndërsa shkruan: "Odise Roshi, ish-futbollist i Flamurtarit dhe sot i Kombëtares, më ka dhuruar mua dhe Erës, fanellën e tij te FK TEREK! Faleminderit Odi! Suksese dhe mbarësi në karrierën tënde!".

[caption id="attachment_44879" align="aligncenter" width="500"]Faksimile e postimit të Shpëtim Gjikës Faksimile e postimit të Shpëtim Gjikës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu