Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mesfushori i Kombëtares nuk gjen qetësi, dëmtimi e largon disa javë nga fushat

Shkruar nga NEWSPORT
Mesfushori i Kombëtares nuk gjen qetësi, dëmtimi e largon disa

Dëmtimet në Kombëtaren shqiptare janë kthyer në rutinë. Pas mungesës së disa lojtarëve në ndeshjet e Nations League, një dëmtim tjetër vjen edhe tani. Amir Abrashi është dëmtuar në ndeshjen e djeshme të Grasshoper ndaj Zurich në kampionatin zvicerian, Në minutën e 25 një përplasje e fortë bëri që Abrashi të qendronte në tokë mes dhimbjesh.

Pas kontrollit të mjekëve, rezultoi në një dëmtim në shpatull, më saktësisht, klavikulën që rrezikon të jetë e rëndë dhe ta lërë disa javë jashtë fushës. Abrashi ka qenë i pafat shpeshherë gjatë karrieres së tij teksa dëmtimet e kanë shoqëruar në shumë raste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga