Nedim Bajrami ka folur pas barazimit 1-1 kundër Islandës. Mesfushori i Kombëtares tha për gazetarët:
"E patëm ndeshjen në dorë. Duhet të përmirësojmë gabimet dhe ta bëjmë 2-0. I patëm rastet. Në minutën e fundit duhet të jemi aty më agresiv për ta hequr topin.
Sëmundja e minutave të fundit? Duhet t'i përmirësojmë gabimet. Nëse nuk shënon, pëson.
Europiani? Ne jemi të gjithë të bindur që mund të shkojmë larg. E dijmë se çfarë lojtarësh kemi. Futbolli është me detaje për të rregulluar gabimet.
Pozicioni? Unë luaj te Empoli pas sulmuesve. Ndihem mirë atje.
Asllani? Është çun i ri, çun i mirë. Ka bërë hapin e madh", tha ai.
Poll