
Pas një sezoni që ishte asgjë tjetër veçse emocionuese, Bayern Munich filloi të mendonte për të ardhmen e Leon Goretzka, i cili nuk është një nga lojtarët e patransferueshëm të Thomas Tuchel.
Mesfushori gjerman, i lindur në 1995, ka disa skuadra të interesuara, veçanërisht në Premier League, nga West Hami që kërkojnë një zëvëndës për vendin e lënë bosh nga Declan Rice, te Arsenali dhe Liverpool. Por në planet e Goretzka nuk ka asnjë lamtumirë.
I pyetur nga mediat gjermane, mesfushori i Kombëtares së panzerave mbylli thashethemet që e shohin larg klubit bavarez.
"A të largohem? Jo! E dua klubin, e dua qytetin, i dua tifozët", u përgjigj shpejt Goretzka.
Poll