Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mesfusha këtë sezon është thembra e “akilit”, drejtuesit e Liverpool nisin punën për dy transferimet “big”

Shkruar nga NEWSPORT
Mesfusha këtë sezon është thembra e “akilit”,
Liverpool është shumë larg pritshmërive këtë sezon, me “The Reds” që aktualsiht janë 21-pikë larg vendit të parë që mbahet nga Arsenali. Mesfusha këtë sezon është thembra e “akilit” te skuadra angleze, em drejtuesit që tashmë janë të qartë se cilët do të jetë dy objektivat e klubit për merkaton e verës. Reds janë lidhur me disa nga mesfushorët më të kërkuar në futbollin botëror, duke përfshirë Jude Bellingham të Borussia Dortmundit, Enzo Fernandez të Benficas dhe Sofyan Amrabat të Fiorentinës. Sipas gazetarit Anas Bakhkhar të “FootMercato”, Bellingham dhe Fernandez kanë nisur bisedimet me klubin e anglez. “Thjesht për t’i kujtuar të gjithëve, ka pasur një takim pozitiv gjatë Kupës së Botës midis shoqëruesve të Amrabat dhe Liverpoolit, por për fat të keq, agjenti i tij mendoi se Liverpool ishte i lidhur me shumë mesfushorë gjatë këtij afati kalimtar – si Jude Bellingham dhe Enzo Fernandez dhe Liverpool po diskutonin me Borussia Dortmund dhe Benfica. Pra, ishte e vështirë për agjentin e Amrabat të shihte nëse ai do të ishte një titullar i pamohueshëm nën drejtimin e Jurgen Klopp, ishte një situatë shumë e vështirë dhe ata vendosën të braktisin negociatat me Liverpoolin”, përfundoi Bakhkhar. Megjithatë, Bellingahm është një nga lojtarët më të dëshirueshëm, i lidhur edhe me klube tjera të mëdha si Real Madrid, Paris Saint-Germain, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea. Ndërkohë nga ana tjetër, Fernandez, i cili u votua si lojtari i ri më i mirë i turneut në Kupën e Botës “Katar 2022” ka qenë i lidhur me Chelsean gjatë gjithë afatit të janarit, por Benfica kërkon  120 milionë euro për argjentinasin, i cili nënshkroi vetëm verën e kaluar për gjigantët portugez.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga