Teuta arriti të bënte një sezon fantastik duke u renditur në vendin e 3-të në renditje. Skuadra durrsake e drejtuar nga Bledi Shkëmbi do të luaj në Europë pas disa sezonesh. Klubi i Teutës me një mesazh në faqen e tyre zyrtare falenderon të gjithë lojtarët, stafin drejtues si dhe tifozët për mbështetjen që kanë dhënë gjatë gjithë sezonit.
Postimi i Teutës:
"E nderuara familje e madhe TEUTA, të nderuar lojtarë të KF Teuta, trajnerë, staf drejtues, të gjithë ju që jeni pjesë e klubit dhe ju të nderuar spektatorë të skuadrës sonë të përbashkët. Ekipi i Teutës dhe 'heronjtë e saj' në fushë, pa asnjë mëdyshje, kanë bërë një sezonë të mrkullueshëm. Ndeshjet e mrekullueshme dhe rezultatet fantastike të Teutës këtë sezon na bëjnë sot , krenar duke lartësuar jo vetëm emrin e qytetit të Durrësit, por edhe të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.Vetëm kaq do të mjaftonte për një falenderim, mirënjohje dhe respekt të madh për të gjithë ju, futbollistët të Teutës, të cilët këtë vite kan falur kaq shumë emocione për të gjithë tifozët. Një vlerësim dhe falenderim i përzemërt shkon edhe për, trajnerët e drejtuesit e Klubit të futbollit 'Teuta', të cilët me punën e tyre të palodhur kanë bere një sezonë të shkelqyer. Ndaj sot, ju mbani mbi shpatulla jo vetëm meritat dhe kontributet në lartësimin e futbollit durrsak, por edhe një përgjegjësi të madhe, sepse jeni modeli i duhur për të frymëzuar sportistët tanë të rinj në arritjen e sukseseve në futboll. Duke ju falënderuar të gjithëve që gjithmonë i qëndroni pranë skuadrës suaj të zemrës, ju ftoj të qëndrojmë të bashkuar në rrugën e Teutës drejt sukseseve të reja."

