Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mes Gjermanisë, Shqipërisë e Kosovës, drejtori i Ajax ngre në piedestal Diant Ramajn: Mund të bëhet si Ter Stegen

Shkruar nga NEWSPORT
Mes Gjermanisë, Shqipërisë e Kosovës, drejtori i Ajax ngre

Reparti i portierëve në Kombëtaren shqiptare mund të themi me plot gojë që është i tejmbushur. Ekspertë si Berisha e Strakosha, bashkuar me Kastratin, Selmanin por edhe alternativa si Qirko, Sherri e Simoni mund të themi me plot gojë që Sylvinho do të ketë disa dhimbje koke për grumbullimet.

Një tjetër emër që del në skenë është edhe ai i Diant Ramaj. Gardiani i cili doli nga akademia e Eintracht Frankfurt u transferua këtë verë te gjigantët e Ajax për 4 milionë euro. Drejtori i holandezëve, Sven Mislintat, ka thurur elozhe për 21-vjeçarin duke e krahasuar edhe me Ter Stegen.

“Diant Ramaj ka potencial për të arrirë Marc Andre Ter-Stegen. Ai mund të luaj shumë mirë me të dyja këmbët, është i fortë në lojën një kundër një, ka jashtë mase guxin në dalje dhe e lexon mjaft mirë ndeshjen. Është një investim për të ardhmen dhe ia vlen çdo euro që kemi paguar te Frankfurti”, tha Mislintat.

Ramaj ka luajtur më parë me ekipet zinxhire të Gjermanisë ndërsa mbetet të shihet nëse Shqipëria apo Kosova do ta ketë nën vëzhgim pasi portieri zotëron pasaportën e Kosovës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga