Dita bëhet më e bukur, kur kujtohesh që sot rifillon futbolli në tre prej ligave kryesore të Europës. Bëhet fjalë për Premier League në Angli, futbolli i së cilës nuk ka të krahasuar, por jo vetëm. Kështu sot ngre siparin kampionati francez(Ligue 1) dhe Bundesliga gjermane.
Anglia e nis me ndeshjen mes Crystal Palace dhe Arsenal, teksa mbetet për t’u parë paraqitja e këtyre të fundit që kanë qenë mjaft aktiv gjatë merkatos. Sfida luhet në 21:00.
Në kampionatin gjerman e hap sezonin 2022/23 Bayern Munich, pikërisht në transfertën e Eintracht Frankfurt nga ora 20:30. Këta të fundit më 10 gusht luajnë kundër Real Madrid, sfidë e vlefshme për finalen e Superkupës së Europës.
Ligue 1 ndërkohë e nis me përballjen mes Lyon dhe AC Ajaccios prej orës 21:00. Tashmë mbetet për t’u shijuar të paktën njëra prej tre ndeshjeve.
E premte:
Ora 20:30, Eintracht Frankfurt – Bayern Munich
Ora 21:00, Lyon – AC Ajaccio
Ora 21:00 Crystal Palace — Arsenal