Pak orë më parë u raportua se Alexis Beka kishte hipur në një urë dhe po tentonte vetëvrasjen. Arsyeja se pse donte të hidhej nga 100 metra lartësi ishte ndarja nga e dashura.
Në momentin që u mor vesh lajmi, ekipet e shpëtimit, psikologë madje dhe shokët e ekipit të tij tek Nice arritën në vendngjarje. Bëhet me dije se gjithçka përfunduar pa asnjë të lënduar.
Zjarrfikësit kanë arritur që ta zbresin futbollistin nga ura përpara se ky i fundit të hidhej. Futbollisti është shëndoshë e mirë dhe nuk ka asnjë lëndim.
Poll