Declan Rice do të përfundojë transferimin e tij prej 140 milionë euro te Arsenal ditën e sotme, me 'Topçinjtë' që gjejnë zëvëndësuesin e Granit Xhakës.
[caption id="attachment_698402" align="alignnone" width="541"] Declan Rice/ ©West Ham[/caption]
Sipas Sky Sports, reprezentuesi anglez është gati për të vulosur lëvizjen e tij në Emirates, gjë që do t'i kushtonte Arsenalit deri në 140 milionë euro duke përfshirë shtesat e mundshme. Ëest Ham po bëhej gjithnjë e më i paduruar me vonesën në përfundimin e procedurave, por saga është gati të përfundojë.
Mesfushori ka kaluar tashmë mjekësore dhe pavarësisht pushimeve në Portugali, ai ka punuar shumë për gjendjen e tij fizike së bashku me Bruno Fernandes, Leao dhe Cancelo pasi duhet të jetë në formën më të mirë të mundshme kur t'i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj në Emirates.