
Flamurtari po përgatitet për të bërë një merkato të fuqishme në janar.
Vlonjatët kërkojnë me çdo kusht që të përforcojnë ekipin për pjesën e dytë të sezonit.
Nga sa mësohet, drejtuesit e klubit janë duke studiuar vetëm tregun e huaj, pasi ai vendas ofron pak mundësi, duke qenë se lojtarët cilësorë tashmë janë nën kontratë me skuadrat e tyre.
Mbrojtja dhe mesfusha janë repartet ku Flamurtari synon të përforcohet dhe brenda kësaj jave, tek vlonjatët pritet të bëhet publik emri i parë i përforcimit të kësaj merkatoje dimri.
Poll