Merakto është mbyllur por transferimet në Gjermani vijojnë sikur të ishte e hapur. Stuttgart ka zyrtarizuar afrimin më të ri, mbrojtësin e Dortmund Dan-Axel Zagadou i cili u afrua dhe Inter por që nuk u arrit të përmbyllej me sukese.
Mbrojtësi francez 23 vjeçar pasi nuk rinovoi me Dortmund dhe tani vjen si përforcim me parametra zero në radhët e Stuttgart. Pjesë e Dortmund që nga viti 2017 ku erdhi nga radhët e të rinjve të PSG, ishte në lupën e shumë ekipeve të Serie A si Roma dhe Inter por nuk u konkretizua.
Zagadou tashmë ka firmosur për 4 vite me ekipin e Stuttgart dhe do të mbaj numrin 23. Ai do të nisi menjëherë nga puna pasi do t’i duhet kohë për ta kompesuar mungesën në stërvitje.