Arsen Sykaj shndërrohet në objektivin e Teutës në këtë merkato dimri. Prej kohësh, durrsakët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe 26-vjeçari shkodran shihet si një alternativë bindëse për të “blinduar” repartin e prapavijës.
Lajmi i interesimit të Teutës për Sykajn bëhet publik në faqen zyrtare të klubit në Facebook. Mbrojtësi shkodran ka luajtur së fundmi me Besëlidhjen dhe pse jo, një aventurë sërish në Superligë do të ishte edhe në interes të tij.
Sykaj është aktivizuar në të shkuarën me Vllazninë, Tërbunin dhe Kastriotin.
[caption id="attachment_73859" align="alignnone" width="100%" alt="Merkato/ Teuta gjen qendërmbrojtës, shkodrani gati të" style="display:block"] Artan Sykaj[/caption]