Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Merkato/ Pretendentët për Superligën zyrtarizojnë dy afrime nga elita, pritet dhe një goditje “big”

Shkruar nga NEWSPORT

Rudin Nado e Andi Prifti largohen nga Korabi dhe zyrtarizohen te Bylisi. Klubi ballshiot ka njoftuar se dy futbollistët në fjalë kanë firmosur sot dhe do të vendosen në urdhrat e trajnerit Eqerem Memushaj.

Nako dhe Prifti ishin pjesë e Korabit në fazën e parë dhe të dytë të Superligës. Mesfushori me tipare shkatërruese dhe mbrojtësi i krahut kanë qenë pjesë e Apolonisë sezonin e shkuar dhe në verën e 2016-ës u transferuan te Korabi.

Por, pas vetëm 6 muajsh ata janë bindur të ndryshojnë ambient për të kaluar te Bylisi që pretendon Superligën.

Pas Kristi Prendit, Bledian Rizvanit dhe Mariglen Shoshit, Nako dhe Prifti çojnë në 5 numrin e përforcimeve të Bylisit në këtë merkato dimri, ndërsa pritet edhe një tjetër goditje e madhe për të mbyllur përfundimisht një merkato totalisht nga Superliga për Bylisin.

NakoPrifti

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga