Manchester United ka shprehur interesim për lojtarin e Crystal Palace Michael Olise. Negociatat për sulmuesin francez janë në fillim, ndërsa gjithçka është konfirmuar dhe nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano.
22-vjeçari ka spikatur këtë sezon në Premier League, ku në 11 ndeshje ka shënuar 6 herë dhe ka asistuar 3 herë të tjera. Aktualisht ai po vuan nga një dëmtim, që e pengoi dhe në fillimin e sezonit.
“Djajtë e Kuq” duhet të paguajnë për kartonin e tij, pasi kontratën e ka të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Kujtojmë se 3 vjet më parë, Crystal Palace pagoi rreth 9 milionë euro për ta afruar në skuadër.
Poll