
Gjelbrim Taipi i ka dhënë fund beqarisë së tij. Është klubi i Kukësit që përmes një postimi në kanalin zyrtar bën me dije se kapiteni ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me Sarën. Verilindorët i kanë çuar urimet më të përzemërta duke shkruar në kanalet e komunikimit:
“Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga hapja e merkatos, kapiteni Gjelbrim Taipi ka firmosur kontratën më të rëndësishme të jetës së tij.
Kapiteni i skuadrës sonë i ka dhënë fund beqarisë dhe në gëzimin e këtij momenti të veçantë, bashkohet edhe klubi i Kukësit.
FK Kukësi i dërgon urimet më të përzemërta kapitenit Gjelbrim Taipi.
Të trashëgoheni Gjelbrim & Sara”
Poll