Paris Saint-Germain po humbet lojtarin më të mirë të ekipit, me Kylian Mbappe që tashmë po pret vetëm verën për t’u bashkuar me Real Madrid. Por parizienët mesa duket nuk janë futur në “depresion” nga largimi i yllit francez, madje pritet që të merkaton e ardhshme të jenë “bombë”.
Sipas mediave franceze, PSG po mendon seriozisht për të përforcuar ekipin me ndryshime rrënjësore. Drejtuesit e kampionëve të Francës nuk do të fokusohen vetëm të zëvendësuesi i Mbappes, por edhe te mesfusha, aty ku kanë gati një “goditje” të bujshme. PSG është gati që të bëjë një ofertë konkrete për Gavin, me mesfushorin spanjoll që nuk konsiderohet më “i pashitshëm”, duke parë edhe gjendjen financiare të katalanasve.
Vlera e kartonit të 19-vjeçarit vlerësohet plot 100 milionë euro, por ekipi parizien është gati që të ofrojë deri në 150 milionë për të siguruar shërbimet e talentit spanjoll.
[caption id="attachment_724409" align="alignnone" width="729"] Gavi[/caption]