Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mërgim Mavraj bën të qajnë gjithë shqiptarët

Shkruar nga NEWSPORT
Mërgim Mavraj bën të qajnë gjithë shqiptarët

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, ka bërë një postim shumë të ndjerë në faqen e tij në “Facebook”, ku mbi të gjitha tregohet mirënjohës për tifozët kuqezi. Ai flet edhe per mesazhet që Kombëtarja jonë i ka dhënë botës mbarë. Ja çfarë shkruan Mavraj:

“Dhamë shpirtin në tre ndeshje të paharrueshme për të gjithë. Bëmë më të mirën tonë dhe jemi të bindur për këtë. Nuk jemi kualifikuar ende? Nuk ka asnjë problem, ju fituam ju. I treguam botës, që jemi vend i vogël, por me shpirt dhe zemër të madhe. I treguam botës, që jemi autoktonë. I treguam botës, që kemi kulturë. I treguam botës, që jemi Krenarë që jemi Shqiptarë! Ja përse duhet të qëndrojmë në Francë. Askush të mos e ndjejë veten të humbur, sido të përfundojë. Shqipëria fitoi shumë, neve ju fituam dhe shijuam ju, dhe ju emocionet e jashtëzakoshme! Shumë prej jush kanë derdhur lot dhimbje dhe gëzimi dhe për këtë u jemi mirënjohës. Ju falënderojmë dhe ju jemi borxhlinj, por të jeni të sigurt që rrugëtimi ynë nëpër kompeticionet Europiane sapo ka nisur...

Krenar për djemtë, krenar për ju, krenar për kombin!!!

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga