
Lewis Hamilton , piloti i Mercedes Benz kryeson kampionatin me 70 pikë, i ndjekur nga Ferrari i Sebastian Vettel me 66 pikë.
Por për britanikun, pavarsisht se ndodhet në vend të parë, ai nuk kërkon të lëshojë terren, duke qenë gjithmonë i përqendruar në garë.
Në një prononcim për intervistën "Motorsportweek" hamilton tregon gjendjen e tij momentale të ekipit të tij.
"Deri më tani nuk e kam menduar asnjëherë se unë po udhëheq kampionatin. Kjo gjë nuk është në mendjen time. As nuk e mendoj fare, është një ndjenjë boshe për momentin.
Deri në fund është një rrugë shumë e gjatë. Injagjinoni nëse unë emocionohem tani me gjithë problemet që kemi, kjo është diçka që nuk ka kuptim. Cfarë është e rëndësishmë është se ku ju ndodheni në fund të vitit", përfundoi 33 vjeçari.