Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Mercedes "fluturon" në provat e lira për Çmimin e Madh të Amerikës

Shkruar nga NEWSPORT

Mercedes me dyshen Hamilton & Rosberg kanë dominuar mbrëmjen e sotme sesionin e parë të provave të lira që u zhvilluan në pistën Austin për Çmimin e Madh të Amerikës që do të diskutohet të dielën.

Britaniku Lewis Hamilton regjistroi kohën 1'37''428, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, gjermanin Nico Rosberg me 3 të dhjetat më shumë. I treti në provat e lira u regjistrua Max Verstappen me Red Bull.

Në vendin e katërt u pozicionua Ferrari me pilotin Kimi Raikkonen, ndërsa makina tjetër e kokëkuqes u rendit në vendin e tetë, duke sjellë një tejtër zhgënjim në skuderinë italiane. Nesër në mbrëmje në orë 20:00 do të zhvillohen provat zyrtare dhe të dielën në orën 21:00 zhvillohet gara.

[caption id="attachment_47118" align="aligncenter" width="1024"]Renditja e pilotëve të Formula 1 në provat e lira Renditja e pilotëve të Formula 1 në provat e lira[/caption]

Tags:

FORMULA 1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga