Mentor Mazrekaj vijon të shkëlqejë në futbollin e luajtur, edhe pse është 34 vjeç. Sulmuesi anësor i skuadrës së Strugës është përzgjedhur në 11-shen më të mirë në kampionatin maqedonas. Nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro ai po tregon se mosha për të është vetëm një numër.
Mazrekaj është nje emër i njohur në kampionatin shqiptar, teksa ka luajtur vite më parë me Partizanin, Kukësin dhe së fundmi me Laçin. Edhe asokohe ishte Duro, njeriu që e solli në vendin tonë duke treguar se kishte bërë zgjedhjen e duhur.
Tashmë drejt fundit të karrierës, Mazrekaj tregon se nuk ka ndërmend të ndalet duke dhënë kontributin e vet për skuadrën e Strugës. Marrëdhënia pozitive me trajnerin Duro, tregon frytet e veta edhe në fushë.
[caption id="attachment_710185" align="alignnone" width="222"] Mazrekaj, ne formacionin e javes[/caption]