Gjatë ndeshjes Vllaznia – Egnatia fundjavën që lamë pas, të fituar nga shkodranët 2-1, fillimi i pjesës së dytë pati një shkëputje sinjali për disa minuta nga televizoni MCN që transmeton ndeshjen.
Gjatë kohës së shkëputjes u shënua edhe goli i dytë i kuqebluve i cili u risoll përsëritje nga regjia në momentin që u rikthye transmetimi.
Menaxheri i njohur i futbollit, Dritan Gjyrezi ka bërë një batutë në rrjete sociale drejtuar moderatorit Gerti Çarçani.
“Ke fillu ndërpret edhe transmetimin kur bën gol Vllaznia”, i shkruan Gjyrezi Çarçanit në formë batute. “Fillove ti”, ia kthen Çarçani me të qeshura.
Poll