
Migen Memelli ka folur pas fitores 1-0 në transfertë kundër Tomorit. Trajneri i Skënderbeut u shpreh i kënaqur për triumfin e ekipit të tij si dhe u ndal te vështirësia e skuadrave për të luajtur në Kategorinë e Parë për shkak të terrenit. Në prononcimin e zakonshëm pas sfidës, tekniku pogradecar tha për mikrofonin e RTSH Sport:
“Djemtë arritën me kurajo dhe besim të fitonin ndeshjen në një fushë të vështirë. Nuk duhet të flas shumë për lojën sepse mund të ndëshkoheshim në fund.
Mungesa ne stol? Ne kemi gabuar. Keto janë gjëra që shkohen nga disiplina. Ne kemi parë si një veprim të nxituar. Besoj që përmirësohemi dhe fitojmë eksperiencë nga kjo.
Janë 6 javë, në 4 të parat s’po ambientoheshim dot. Mendonim se ishim në Superligë. Fushat janë të papërshtatshme. Është shpejt dhe në javën e 12-të do të jetë ajo ndarja mes ekipeve pretendente”.