Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mehmeti: Kundër Egnatias rëndësi kishte vetëm fitorja, Skuka nuk duhet të acarohet

Shkruar nga NEWSPORT
Mehmeti: Kundër Egnatias rëndësi kishte vetëm fitorja, Skuka

Partizani arriti të marrë një fitore me shumë vlera në trasnfertë kundër Egnatias me rezultatin 0-1. Goli i Rrapajt në sekondat e fundit të pjesës së parë, i dha tri pikët e plota “demave të kuq”. Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, foli për Supersport, ku u shpreh se përballë Egnatias, rëndësi kishin vetëm tri pikët. Gjithashtu, Mehmeti foli edhe për reagimin e Skukës pas zëvëndësimit…

FITORJA - “Sot skuadra tregoi forcën e karakterit, u ringritëm. Ishte një ndeshje delikate, të rëndësishme ishin pikët. Sa i përket mënyrës si u luajt ndeshja, me rastet që kishim, duhet të shënonim më shumë dhe ta mbyllnim më shpejt ndeshjen. Mendoj se e merituam fitoren dhe i rëndësishëm është vetëm tri pikëshi. Të shohim tashmë ndeshjen e radhës.

SKUKA – Po ta shikoni, Skuka shpenzoi shumë energji duke ndihmuar në fazën mbrojtëse. Pas minutës së 60-të, ishte i shkëputur nga reparti i dytë i ekipit, dhe vendosa të aktivizoj Carën, i cili po ashtu mund të shënonte. Me Skukën, e pashë mënyrën si doli nga fusha. Është djalë i ri, është me sedër, kishte 2-3 mundësi që të shënonte.

ACARIMI – “Kur një trajner është në avantazh, bën zëvendësime për të mbajtur të freskët skuadrën. Skuka duhet ta kuptojë që është shumë i vlefshëm për Partizanin, por duhet të ndihmojë në fazën defensive. Nëse e përmirëson këtë aspekt, do të arrijë shumë më lart se Tirana”, përfundoi Mehmeti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga