Sot, në orën 20:00, në "Elbasan Arena" luhet ndeshja e kthimit mes Skënderbeut dhe Dinamo Zagrebit, e vlefshme për fazën Play Off në Europa League. Edhe pse të gjitha kompanitë e basteve kanë favorizuar ekipin mik, kjo gjë nuk ndodh në Serbi.
Mediet serbe kanë shkruar lidhur me këtë takim, duke i bërë jehonë suksesit të korçarëve për ndeshjen e parë, dhe injoruar njëkohësisht Dinamo Zagrebin.
Në artikullin në fjalë, Skënderbeu cilësohet si favorit në këtë takim, duke i dhën 61 për qind mundësi për të kaluar në fazën e grupeve. Edhe pse e çuditshme, ky është parashikimi që kanë dhënë mediet serbe për takimin e mbrëmjes së sotme.
[gallery columns="1" size="full" ids="139000"]
Poll
